Stafi mjekësor

Jeni mjek/mjeke apo personel mjekësor dhe dëshironi të punoni në Gjermani – apo tashmë veç se jeni duke punuar në Gjermani dhe dëshironi një sfidë të re? Atëherë keni ardhur në vendin e duhur!
Ne bëjmë ndërlidhjen e mjekëve dhe stafit mjekësor nga e gjithë bota me institucionet mjekësore në Gjermani duke Ju ndihmuar në pajisjen me kontrata pune.
Përveç shërbimit të rekrutimit, ne mund të Ju ofrojmë edhe shërbime të tjera shtesë si:
- Përkthime të çertifikuara nga përkthyes të cilët janë të betuar dhe çërtifikuar në Gjermani për të gjitha gjuhët
- Asistencë juridike për procesin e marrjes së vizës
- Përkrahje juridike për proceduren e nostrifikimit dhe pranimit të kualifikimeve dhe diplomave në Gjermani si dhe për procedurat e marrjes së lejes së punës përmes avokatëve gjerman të specializuar për të drejten e
emigracionit, të drejten e punës, të drejten mjekësore, etj. - Mbështetje në integrimin tuaj social në Gjermani
- duke Ju siguruar banesën dhe akomodimin
- Trajnime dhe kurse për mësimin e gjuhës gjermane
- Asistues Integrimi si shoqërim dhe mbështetje e vazhdueshme
Përfitoni dhe Ju nga përvoja jonë shumë vjeçare dhe nga kompetenca e besueshme në fushën e shërbimeve të rekrutimit të personelit mjekësor. Na kontaktoni me telefon ose duke përdorur formularin e kontaktit!